Nga Ditari i një ish Ushtari -Myrvete Haxholli

Nga ditari i një ish ushtari:
“* Çfarë mbeti nga Lavdia e luftes dhe mbrotja e kauzes mbareshqiptare shekullore per Liri?

  • A e dini sa shume dhemb kur sot shoh gjithe kete vrere kunder UÇK-së dhe ne te njejten kohe i kujtoje rreziqet ne front, familjet tona – disa neper male te uritur, te zbathur, e disa ne shtepi duke përjetuar çdo mbramje presionin e terrorit nga forcat paramilitare serbe, por ajo qe kujtoj me shume dhe dhemb shume jane shoket e vrare dhe frymen e tyre te fundit,
  • Kujt t’ia shpjegoj une sot, qe NUK kam luftu për perfitime por per me pa popullin tim te lirë ?
  • A e dine disa njerez se nuk duhet te preket llogoja e UÇK-se dhe te njolloset kaq keq kontributi i shume ushtareve qe sot nuk i njeh opinioni, sepse ata nuk kane luftu për me marrë merita e as pozita,
  • Se kom besu qe vjen dita me ndi veten kaq keq e kaq rande,
  • Se kom prite qe nje dite ka me pas kaq shume refuzim per nje kontribut qe ka qene shume me i madh e me i vjetër sesa Kosova dhe ‘99-ta, me i fuqishem sesa koha edhe ma i rendesishem se vet jeta jone,
  • Për me tepër, nën kete llogo u akuzuam, u perndjekem, u gjykuam, u nepërkembem dhe linquam baraz me agresorin,
  • Çka eshte me e keqja, ka gjasa se mund te gjykohemi dhe akuzohemi prap si nje sepse do te perballemi me nje sfide tjeter, ne te cilen kesaj here, me ose pa vetedije jemi futur vet,
  • Cfare t’i them une fëmijes tim, cilin version te historise t’ia tregoj e mos ta fus ne konfuzion. Si mund t’ia shpjegoj se une kam qenë dikur ushtar i denjë dhe krenar, i cili iu ka pergjegj atdheut ne kohe të veshtira, dhe ta bindi se edhe ai duhet ta beje te njejten gje nese kerkohet neser?
  • Ku e humbem hapin, si erdhem deri këtu?
  • A ja ka vlejte me mbete gjallë edhe me përjetu kete nençmim?
  • Kosova ka shume plage qe duhet sheruar, por asnjehere nuk do te duhej ta mohoj historine e saj sepse vetem duke mbrojtur te kaluaren mund ta arsyetoj te drejten e saj te mohuar me shekuj per Liri dhe shtetesi. Kjo është Kosova që e dua unë”

Leave a Reply