Opinion nga Çlirimtari dhe intelektuali Bashkim Hoxha

Nëse PDK në opozitë dhe LDK, NISMA e AAK…në pozitë nuk ndërmarrin nismën për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e krye-parlamentares, nuk do të ketë paqësim politik ndërmjet institucioneve shtetërore. Prej se kjo zonjë është ngjitur në skenën politike askush nuk mund t’i referohet për ndonjë gjë të mençur-të mbajtur në mend në plan polit-bërës, zhvillimor, afirmativ. E gjithë karriera e saj politike, pa ndonjë të veçantë qoftë në planin profesional (i ka humbur të gjitha kontestet në gjykatën kushtetuese), vetëm në piketimin e sulmeve në adresë të presidentit të vendit, ka ndërtuar si me thënë një lloj dogme diskursive me shkas ruajtjen e raporteve populliste kundrejt njerëzve që e simpatizojnë. Mirëpo fluidit-etet në politikë qoftë në aspekte aleancash të kontraktuara me kategori të caktuar qytetarësh, janë të njohura për mijëra vjet në kohë dhe konstelacione të ndryshme, po se me sa duket kjo zonjë ende nuk kupton prandaj përpëlitet nën efektet e hipnozës së tamtameve qysh në ditën e kumtimit të rezultatit të zgjedhjeve të fundit.

Ju mendoni çfarë të dëshironi, kjo grua nuk është as afërsisht e denjë për të qëndruar në nivele përfaqësuese të 100 + 20 të përfaqësueseve të popullit.

Leave a Reply