E.Selca-Ti ndërpritet mandati Gjykates speciale antishqiptare

Ti ndërpritet misioni Gjykates Speciale antishqiptare

Tashmë dhe ligjërisht i ka kaluar mandati Gjykates Speciale e votuar me imponim ndërkombëtar për ta Gjykuar luftën e UÇK-së totalisht absurde kjo gjë sepse ajo që do duhej gjykuar përndjekur do duhej kishim NURENBERG II për Serbinë Fashiste kryekriminale e cila nga Sllovenia në Kosovë ka kryer mizori .

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pasuri kombëtare dhe vlerat e saja dhe të kombit duhet ti mbrojmë të gjithë pa dallim bindjesh etj

Përpjekjet serbo/ruse dhe hafijeve për ta goditur shantazhuar denigruar imazhin e UÇK -së nuk po ndalen si rasti me mijera dosje dhe institucionet tona flen gjumë ende çuditërisht !

Kjo Gjykatë duhet shfuqizuar sa ma parë sepse është e njëanshme dhe teresisht antishqiptare gjykate e cila amneston adresen e fashizmit barbarisë serbomadhe Beogradin zyrtar .

Lufta jonë ishte me karakter kombëtar liridashes , çlirimtare e drejtë e konform tradites sonë si popull shqiptar dhe sipas konventave ndërkombëtare zakoneve të luftës

Janë të ulëta këto përpjekje me ndëshkuar viktimen , dhe të amnestohen xhelatet kjo nuk i bën nder as Europes as botes as të ashtuquajtures drejtësi ndërkombëtare !!

Gjuetia e shtrigave duhet të marrë fund !

Erald Selca

Leave a Reply