Nga Ganimete Jakupi një rrëfim me doza sarkazme

KRENARIA E TEPËRT E BËRI TË MBETET I VETËM

(Rrëfim me pak sarkazmën si armë për të dhënë një mesazh të fortë për dinjitetin e gruas)…

Derisa burri i thurte lavde vetes se ishte i bukur dhe kishte gjithë të mirat, i bënte shpesh gruas presion duke i thënë se do të merrte një grua tjetër!…
Gruaja u lodh nga këto fjalë çdo ditë, dhe një ditë mblodhi gjërat e saj. Kur burri i tha sërish të njëjtën gjë, ajo nuk bëri shumë fjalë, por i tha:
– Unë po shkoj. Mjaft folët, dhe do të shohim kush do ta gjejë më parë dikë tjetër.
Dhe iku nga ai shumë e mllefosur…

Shpejt erdhi koha për të dalë në gjyq, dhe ishte burri ai që kërkonte pajtim.
Mirëpo gruaja, aq e mllefosur sa ishte nga sjelljet e tij, në seancën gjyqësore, kur gjykatësi e pyeti për mundësinë e pajtimit me ish-burrin, u përgjigj:
– Zotëri gjykatës, unë nuk kam ardhur këtu për t’u pajtuar, kam ardhur për t’u ndarë. Jashtë më pret njeriu me veturë. Ky le ta vazhdojë jetën e tij – këtë e ka dashur. Le të marrë një grua tjetër!…

©️ Ganimete Jakupi, Zvicër