Bajrush Xhemaili vlerëson festivalin e teatrove

Mbrëmë, në natën e dytë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj, gjakovarët, me trupën e tyre të mrekullueshme teatrore, shkëlqyen me aktrimin e tyre brilant, duke ofruar artëdashësve që kishin mbushur sallën, plot emocione, që rrallëherë janë aq të thella!
Drama homazh, “Bëje ose vdis!”, i është kushtuar Ukshin Hotit dhe sakrificës të të gjithë të burgosurve politik shqiptarë në ish-Jugosllavi!
Publiku ferizajas, do ta mbaj mend gjatë këtë dramë, si për nga profesionalizmi i aktorëve, ashtu edhe për nga mënyra e shpërfaqjes së jetës së rëndë të burgut, me krejtë reprezaljet kriminale të aparatit shtetëror, mbi të burgosurit e asokohshëm!
Ju lumtë, artistë!

Do të doja që, me këtë rast, të falenderoja të gjithë ata, të cilët janë meritorë të shpërfaqjes së kësaj drame, nëpërmjet së cilës, shprehet respekti ndaj ish të burgosurve, idealit dhe sakrificës së tyre sublime, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
Mirënjohje, ndaj secilit, e të gjithëve!

P.S. gjithashtu, faleminderit shumë për mundësinë që mu dha të jem edhe unë pjesë shfaqjes!