Bekim Jupa vlerëson lart punën e Memli Krasniqit
Faleminderit, Memli Krasniqi.
Sot, me dorëheqjen tënde nga posti i Kryetarit të PDK-së, nuk u largua vetëm një udhëheqës – por një njeri me dinjitet, me shpirt të madh, me guxim e me zemër për Kosovën.
Ti nuk ishe thjesht politikan, por shembull i korrektësisë, profesionalizmit dhe patriotizmit të vërtetë.
E udhëhoqe partinë me dinjitet, e përfaqësove vendin me nder, e qëndrove burrërisht në çdo sfidë.
Në kohë kur shumë zgjedhin interesin personal, ti zgjodhe përgjegjësinë dhe dinjitetin.
Respekt dhe mirënjohje për gjithçka ke bërë për PDK-në dhe Kosovën!

