Ramush Haradinaj:Adil Maloku vlerë e Aleances dhe jo vetëm
Adil Maloku është një nga të parët e strukturave të Aleancës në Pejë. Në kohërat e arta të Pejës, kur AAK ishte në udhëheqje, Adili mori përsipër të ishte në krye të rinisë së shkëlqyeshme të saj. I dëshmuar në projekte vendore e ndërkombëtare, në fushën e Blegtorisë, por jo vetëm, i dëshmuar në aktivitetin e tij të palodhshëm publik për ne si parti dhe për Pejën si qytet. Padyshim që këto kualitete i ka të trashëguara nga familja e madhe atdhetare Maloku, duke qenë djalë i dëshmorit, Musa Maloku dhe nip i Naim Malokut.
Adil, vazhdojmë bashkë, faleminderit që je krah nesh.

