N’dialog me atë nga e mirënjohura Dalinë Arifi
N’ dialog me atë
A kthehemi prej fillimit?
Në cilin fillim, thua?
Në ditën kur veç u njohëm.
Pse e do atë kohë, të mungon?
Jo, jo, nuk më mungon,
por në atë kohë nuk ishim as miq,
as shokë…
Vetëm dy emra të përveçëm.
Dalinë Arifi
28 dhjetor 2025, Prizren

