Fabregas :Inter skuadra më e fortë

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka folur për Interin pas fitores ndaj Venezias, duke komentuar edhe derbin e humbur nga zikaltërit.

🎙 Fabregas: “Derbin e pashë. Është një ndeshje historike, një nga derbit më të bukur që mund të shihen në botën e futbollit. Pashë një Milan shumë të mirë, por edhe një Inter që për 20-25 minuta në pjesën e parë mund ta kishte çuar rezultatin në 2-2. Ishte një ndeshje e bukur, intensive dhe interesante.

Ende nuk po mendoj për ndeshjen kundër Interit, sepse fillimisht kemi Champions League. Duhet të rikuperojmë mirë për të shkuar në Lens dhe për të luajtur ndeshjen tonë. Më pas do të përballemi me skuadrën më të fortë në Itali. Po fitojmë, por jemi pak në numër.”

(Sky Sport)