22 Vite nga Rënia e Kolosit të UÇK -së Veli Nocaj

Zona Operative e Dukagjinit ishte Bastion lufte , dhe ure lidhese me zonat e tjera pas renies se Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Betejes se Gllogjanit me 24 mars 1998 shume te rinje e te reja burra dhe gra ju bashkuan aradhave Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK e nje nga ata ishte edhe Veliu VELI ADEM NOCI 29.10.1969.-23.4.1998. Veli Noci lindi më 29 tetor 1969 në fshatin Dujakë, komuna e Gjakovës. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të Skivjanit, ndërsa ato të mesme në Gjakovë. Është nip i Haxhi Alisë nga Juniku, të cilin regjimi pesëdhjetëvjeçar serb pas shumë torturave me pretekst të kërkimit të armëve në dimrin e ashpër të vitit 1956 e mbyti në pus të vet. Kjo ngjarje atë ditë e sot mbahet mend në Rrafsh të Dukagjinit si makabre. Prindërit, Adem e Nurije Noci kishin pesë fëmijë: tri vajza e dy djem. Veliu ishte i pesti me radhë. Meqë prindërit i punonin në Gjermani, Veliu si kryfamiljar merrej me bujqësi duke mos dashur që të bjerë në sy të forcave të sigurimit serb, ngase tashmë ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së. Ishte i martuar dhe ka lënë pesë fëmijë: dy djem dhe tri vajza. Shërbimin ushtarak e kishte kryer në qytetin e Tito Velesit në Maqedoni. Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rendit qysh në ditët e para të paraqitjes së saj përkatësisht më 23 mars të vitit 1998. Bashkëpunoi me Njësitin e Zonës Operative të Dukagjinit, Shtabi në Gllogjan. Ka marrë pjesë në aksionin për furnizim me armë, me ç’rast vritet në pritën e 23 prillit të vitit 1998 në malet e Koshares bashkë me 18 dëshmorët nga Hereçi e Sllupi, si dhe me bashkëfshatarin Blerim Jonuzaj. Trupi i dëshmorit është varrosur në vendlindje dhe prehet në këto ditë të Kosovës së lirë për të cilën luftoi sypatrembur si dragua shqiptarie

Leave a Reply