Opinion nga Shpresa Bajraktari Ruci

Lavdi udheheqesit te madh te B.S
dhe proletariatit nderkombetar J.V.Stalinit!

67 vjet me pare me 5 Mars 1953 vdiq udheheqesi i madh i proletariatit te popujve te B.S .dhe pse jo i proletariatit nderkombetar J.V Stalini.
Ishte merite historike dhe fat i madh qe ne krye te ushtrise se kuqe gjate luftes se dyte boterore u vu gjeniu ,komandanti strateg qe i tha ndal kucedres naziste duke i cliruar popujt e BS.dhe te Europes, nga agresoret hitlerian.
Stalini i madh eshte nje nga teoricientet e figurat me te shquara te levizjes komuniste e te levizjes nderkombetare!
J.V.Stalini,si nxenes e vazhdues besnik i vepres se V.I Leninit,i dha nje ndihmese te madhe levizjes komuniste boterore ne lufte kunder trockizmit , buharinizmit dhe cdo lloj oportunizmi .
Ai ,duke pergjithesuar ne menyre shkencore fenomenet e zhvillimit boteror te kohes se vet, mbrojti dhe zhvilloi me tej teorine leniniste mbi imperializmin.
Zhvilloi ne menyre krijuese ceshtjet e luftes dhe te paqes, te levizjes koloniale .
Perpunoi shume ceshtje te strategjise e te taktikes se levizjes komuniste boterore .
Percaktoi rruget dhe mjetet e ndertimit te socializmit ne Bashkimin Sovjetik .
Keshtu Stalini u be , krahas Marksit,Engelsit dhe Leninit ,nje nga teoricentet e figurat me te shquara te levizjes komuniste e te proletariatit nderkombetar!
Mesimet e tyre mbeten udherrefyes per popujt liridashes dhe proletariatin nderkombetar

Leave a Reply