Çerçizi e Muço emra të paharruar të mëmëdheut

Në 15 korrik 1915, të kapur pabesisht, Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli u vunë para togës së pushkatimit të gjeneralit malazez Veshoviç, në fushën e Shtoit në Shkodër.
Para se breshëria e armëve t’i rrëzonte të dy në të njëjtin varr, oficeri malazez i tha Çerçiz Topullit:

  • A e shikon se ku po e lini kokën? Në dhé të huaj, në vend që të rrini rehat aty, në vendin tuaj.
    Dhe Çerçizi ia priti:
  • Ne nuk kemi luftuar për shtëpinë tonë, por për vendin tonë dhe vendi ynë është gjithkund ku flitet gjuha shqipe e jetojnë shqiptarë në trojet e tyre. Edhe kjo është toka jonë!

,,,që ditën që kur kam lerë, as jam shitur as jam blerë,,,,

LAVDI këtyre burrave që bënë histori🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱✊️