Drithërimë e një nate vere -nga e mirënjohura Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
DRITHËRIMË E NJË NATE VERE
Eh ky mall që depërton thellë në palcë,
Në pritje lodhem duke shpresuar
Përderisa dita ikën me dhimbje
E nata vjen e heshtur n’bisedë me yjet
Vapa erdhi me nxitim e mallin po e tret me lotë
Më duhet dhimbjen ta lëvroj ngadal
Sërish në plasaritjet e zemrës gjakosur
As lirikën e përbotshme s’mund ta lexoj
Ngase më derdhesh mbi ndjenja si llavë
Duka ma përvëluar gjoksin kjo marrëzi
Nëpër valët e oqeanit të përkund
Në ajër, në gjethe, në zhurmim
Sa, malli zërin ngrit në të tharë
E loti rrëshqet faqeve gjer n’buzë,
Pastaj më njelmëson shijen helm.
Malli, e shkrin dhe ortekun e borës
Jeta nganjëherë duket e pavlerë, thërrime,
Andaj të pres të vish pranë meje
Dritësuar të më mbushet syri n’ty…