Gjiganti botëror Inter ndan udhët me mister Simonen

“Familje e dashur zikaltër,

Ka ardhur për mua momenti për t’i dhënë lamtumirën këtij klubi pas një rruge katërvjeçare, gjatë së cilës kam dhënë gjithçka.

Çdo ditë, mendimi im i parë dhe i fundit i ditës i është kushtuar Interit. Jam shpërblyer me profesionalizëm dhe pasion nga lojtarët, drejtuesit dhe çdo punonjës i vetëm i klubit.

Gjashtë trofetë e fituar, përfshirë edhe titullin kampion me Yllin e Dytë, bashkë me rrugëtimin në UEFA Champions League në vitin 2023 dhe disa ditë më parë, janë dëshmi e prekshme e faktit se puna ime është mbështetur nga një bashkim qëllimesh me stafin tim dhe çdo pjesëtar të Interit.

Faleminderit aksionarëve për besimin që nuk mungoi kurrë, Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij për ndihmën dhe dialogun e përditshëm. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja, mendoj se është e drejtë ta përsëris ndjenjën e mirënjohjes edhe për bisedën që përfunduam pak më parë. Ishim të sinqertë dhe vendosëm bashkë të mbyllim këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Fjalën e fundit dua t’ia kushtoj miliona tifozëve zikaltër që më kanë mbështetur, kanë qarë dhe vuajtur në momentet e vështira dhe kanë qeshur e festuar në gjashtë triumfet që kemi përjetuar së bashku.”