Nga Elvira Zeneli:Korbi dhe Mjelma
Elvira Zeneli
KORBI DHE MJELMA
Njē korb pa një mjelmë dhe kërkonte të kishte patjetër bukurinë e saj. Tek e shikonte aq të bardhë, mendonte se ngjyrën mahnitëse e kishte marrë nga larja në ujin e liqenit. Korbi e la shtëpinë në mal dhe zuri vend pranë shkurreve buzë liqenit. Lahej çdo ditë me ujin e liqenit, por prapë i zi korbi mbeti. Një ditë, duke parë se sa larg po shkonin mjelmat çdo ditë e më shumë, i pushtuar nga zilia, u fut edhe ai thellë në ujëra dhe mbeti atje përgjithnjë.
Zilia është e rrezikshme, sepse është një emocion helmues që i bën njerëzit negativ; ata me qëllim të keq edhe më të dëmshëm dhe ato perverse edhe më të çoroditur. Zilia nuk është gjë tjetër veçse një formë e urrejtjes dhe urrejtja është një mbushës i frikshëm për ata që kanë jetë të zbrazët dhe të pakuptimtë. Ata janë njerëz të mjerë, brenda dhe jashtë, me një shpirt dhe ekzistencë të zbrazët. Pse e kemi ne këtë ndjesinë e ligë, që nuk duam të shohim dikë të qeshur, të plotësuar, të arrirë, lart?! Gjithmonë, nëse dikush është duke ngjitur shkallët më lart se ne, duam ta ulim dhe ti gjejnë patjetër dicka si e si për ti bërë të ditur palëve të tjera, se ai/ajo nuk është në nivele të larta.
Ligësi kjo!
Ka dhe nga ata, që të kritikojnë për çdo gjë, që hiqen sikur të duan, sikur gëzohen për një arritje tënden dhe me vete mendojne “u bë dhe ky/kjo, o Zot”. Derisa një ditë të harrojnë fare. Sa njerëz fallco!!!
Po pse? Fundja, unë apo kushdo punoi për atë gjë. Hoqa gjumë nga sytë, derdha djersë e lot. Pse ti duhet të më kesh zili? Çfarë të kushton të dhurosh dashuri?! Asgjë. Shumë nga këta tipat, janë lehtë të lexueshëm. I sheh të bëjnë like, të ulen me ty në tavolinë dhe të flasin për dikë tjetër, vetëm se kanë interes, por një fotoje tëndes nuk i bëjnë like kurrë. I sheh të qëndrojnë me njerëz, ku mund të përfitojnë diçka, që të vijnë tek ty e të kenë çfarë të të tregojnë. Nëse ti i flet për dikë tjetër, mundohen ti gjejnë të meta, etj, etj…
Të jesh i mirë e ka koston ZERO, por sa pak të tillë e marrin guximin ta bëjnë. Është më e lehtë të vjellin vrer. Madje është akoma më e lehtë të lëpihen atje, ku kanë interes dhe jo tek ti, që thjesht ju dhe shoqëri, ngrohtësi… Krijoni një karakter njerëz! Jepini vetes një shtyllë kurrizore, se do ju duhet!
Sa e vogël dhe sa e ligë është kjo botë! Nuk do lumturohet kurrë për aq kohë sa i bëjnë hije njerëz ziliqarë, inatçorë, servila, pa shtyllë kurrizore… Sa keq për ata, ku do e çojnë atë shpirt! Të neveritshëm!
Po e mbyll me një thënie të Bertrand Russell “Zilia ështe një nga shkaqet më të fuqishme të pakënaqësisë”.