Nga Poete Elmije Ajazi -Balada e Jetës
Balada e Jetës
„Jetën e fiton ai që e don, edhe kur ajo s’e do.“
Në mes të ditës dhe të natës, n’udhë pa emër shkelëm shkallë,
me ëndrra plot, me shpirt të lodhur, si zogj n’agim që s’kanë strehë.
Jetën e matëm me frymë të ngrohta, me plagë që fshiheshin në fjalë,
me lotë që s’binin veç nga sytë, po nga kujtime që digjnin thellë.
Një nënë qante mbi një derë, një burrë heshtte mbi një gur,
një fëmijë lozte me një hije, pa e ditur ç’ishte mur.
Jeta ecën — nganjëherë këndon, nganjëherë si drapër të pret,
të jep një stinë pa lule fare, e pastaj një pranverë në fshehtësi tret.
Baladë e jetës — oh sa e gjatë, me vargje të grisura ndër vite,
me emra që s’u thirrën më kurrë, e me dashni që mbetën fjalë të pashkruara.
Na jep dhuratë edhe mallkim, na sheh si prijës e si mëkatarë,
por s’na lë bosh — jo, kurrë e zbrazët — na jep arsye të zgjohemi prapë.
Na mëson të falim, edhe pa harruar,
të duam edhe kur zemra dridhet.
Na tregon se fundi s’është kurrë fundi,
veç një kthesë ku shpirti ndriçet.
Regensburg, më 16 qershor 2025