Një opinion me vlerë nga atdhetari spikatur z.Rafet Ismaili

Veton Surroi një jugo-nostalgjik e ish kryetar i UJD-it po deklaron se më Bukoshin e Rugoven e kanë shpetuar Kosoven nga e majta e Drenica.
Ti më shokët e apostrofuar e keni sakrifikuar Drenicen edhe më 22 mars 1998 për dofarë zgjedhjesh fiktive pas masakrave në Qirez, Likoshan e epopesë se Jasharajve.
Zoti Surroi po mos të ishte Drenica ti sot kishe folur serbisht.
UÇK e ka thyer mitin mbi pathyeshmërinë e ushtrisë serbe e jo pallavrat , konferencat për shtyp, politika iluzive e takimet e juaja të shpeshta më Millosheviqin.
Historiografia serbe e pranon se Serbia e Jugosllavija janë varrosur në Drenicë e Millosheviqi gjatë gjykimit në Hagë e ka pranuar se UÇK ka lindur për fajin e Serbisë e cila nuk i ka likuiduar gjithë burrat në Drenicë në luften e udhëhequr nga Shaban Polluzha më 1945.
Zoti Surroi ti e shokët tuaj që vuajnë nga drenicofobia e ndjellur nga projugosllavi Fadil Hoxha përc interesa ekskluzive serbe po të tregoj se Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shotë Galica, Shaban Polluzha e Adem e Hamëz Jadhari ishin nga Drenica.
Ti jugo-nostalgjik vuan nga drenicofobia sepse ajo ua ka pishë kumarinë më serbë dhe heroizmin e Drenicês nuk e kanë zonat tjera.
Zoti Surroi ju kot po promovoni heronj imagjinar , FARK-ist e dezertor se heronjtë i përcakton fushê-beteja e jo imagjinata e juaj e shfrenuar.
Se ka Drenicofobi në Kosovë e tregon fakto se asnje hero nga Skenderaj përfshi edhe Adem Jasharin nuk kanë permendore në Prishtinë.