Sekretari i PSHDK ST.GALEN David Nue kujton dëshmorin Kolë Mirdita

Kolë Ndrecë Mirdita në këto ditë , 27-të vjet më parë, nën peshën e armëve që sillte për mbrojtjen e vendit nga gjakatarët, por edhe me peshën e përkushtimit ndaj atdheut, duke e lënë vazhdimisht jetën e tij të njomë në dispozicion të tij, bie heroikisht, pikërisht në kufirin më të padrejtë e më të imponuar brendashqiptar, për të shtuar numrin e bijve më të devotshëm të popullit në altarin dhe piedestalin e nderit dhe pietetit të pavdekshëm.
I pavdekshëm qoftë kujtimi dhe lavdia për dëshmorin Kolë Ndrecë Mirdita dhe mbarë dëshmoret e shqiptarizmes sonë