Legjendarja Dashuri nga Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
LEGJENDARJA DASHURI
Ah, sa e thellë bëhet pritja,
Si para shpellës si Ali babait,
Kur Sazami nuk hapet
E ti pret me durimin e budallait!
Dhe ikin deri në infinit
Ditët, muajt e vitet me radhë,
Shekulli hyn në vrimën e miut,
Vetëm shpresa për ty ndjen mall!
Po ti mos u mërzit, zoti Ali,
Legjenda e vërtetë është dashuri!