Një analizë brilante nga z.Armond Zhubi

Post actum: Mungesa e analizës.

Na karakterizon mungesa e analizës.
Në LPK ashtu ka ndodhur dhe në UÇK po ashtu. Askush nuk e ka bërë analizën e një vendimi, veprimi apo aksioni, thjeshtë është mendu të bëhet nga guximtarët, por nuk është analizu aspak pas kryerjes se si u përmbush, me sukses, me gabime, reagimet dhe humbjet, përgjegjësitë dhe përgjegjësit e tyre.

Po ashtu në krijimin dhe zhvillimin e institucioneve askush askujt s’i ka dhënë llogari se askush askujt si ka kërkuar llogari e përgjegjësi…

Siç duket e kemi pak edhe si natyrë këtë moskërkesën e mësdhënien e përgjegjësisë, por edhe mosmirënjohjen dhe analizën.

Çfarë do të duhej post actum nga organizatori i protestës së datës 07 Gusht 2025, Kundër Padrejtësisë?

Po e bëj në vend të tyre.

🇦🇱 Faleminderit atyre që ishin! 🫶
Faleminderit atyre që, pavarësisht moshës, shëndetit apo rrethanave, dolën në shesh për dinjitetin e kombit.
Mes tyre kishte nëna dhe baballarë dëshmorësh, motra dhe vëllezër të tyre, të plagosur të luftës, ushtarë e oficerë, qytetarë nga çdo shtresë dhe besim.

Ishin fytyra e vërtetë e qëndresës. ⚓

🙏 Faleminderit atyre që donin, por nuk mundën!
Disa në zemër e mbajtën protestën, por frika për vendin e punës, presionet apo rrethanat i ndaluan. E kuptojmë dhimbjen dhe ndjeshmërinë tuaj. Jemi me ju dhe e dimë se kjo nuk është mungesë besimi, por një vështirësi reale që duhet kapërcyer si shoqëri.

Por të vendosim pikat mbi i: disa prej jush e sabotuat protestën me vetëdije! Ndjenja e papërgjegjësisë bie mbi ju.

Pushtetarë “baballarë të kombit”, përdorën alibi të rreme — praninë e një ish-spiuni — për të justifikuar mospjesëmarrjen dhe për të mbrojtur fushatën e tyre elektorale. Kjo është tradhti ndaj unitetit dhe interesit kombëtar.

⚖️Historia nuk i mban mend ata që fshihen pas karrigeve të pushtetit, por ata që dalin përpara kur kombi i thërret.
⚓️Në stuhi, kombi ka nevojë për spirancën, jo për justifikime!

Një thirrje për liderët fetarë:
Protesta u mbështet nga qytetarë nga tri besimet kryesore: bektashinj, katolikë dhe myslimanë — disa prej tyre ishin ish-ushtarë të UÇK dhe familjarë të tyre. Edhe liderët fetarë duhet të jenë pjesë e këtij uniteti, sepse besimi dhe kombi janë bashkëjetesë që forcon shoqërinë tonë.

✊Shqiptarët kanë shumë fe, një Atdhe!

📍Sfidat janë të mëdha, por fuqia jonë qëndron në unitetin dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar. Së bashku, me guxim dhe përkushtim, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për kombin tonë — duke lënë pas ndasitë dhe duke u bashkuar për sfidat që na presin. Kjo protestë është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë të përbashkët drejt drejtësisë, dinjitetit dhe respektit të munguar dhe vonuar – bashkimit të të gjithë shqipëtarëve në një shtet të vetëm: 🇦🇱SHQIPËRI!