Nga e mirënjohura Brixhilda Dede

VJESHTA NË PRANVERËN E SHPIRTIT

Na duhet një vjeshtë tjetër!
Një vjeshtë me shi të ëmbël.
Ku njerëzit të flasin shtruar
e të mos shohin vëngër.

Na duhet një vjeshtë e re
me fytyrë femër.
Veshur emocion, ngazëllim e buzëqeshje në zemër.

Na duhet një vjeshtë e largët
si natyra dikur e pati krijuar.
Vjeshtë me shira të bekuar.
Me lotët e perëndive shtruar.

Toka të frymojë lirshëm,
prej helme e mëkate shpëlarë.
Vashëza dritëartë,
ëndrrat qiellit ti marrë.

Brixhilda Dede