Selca :Albin Thaçi do jetë zë vlerash në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Bashkëluftëtari i Shefit të UÇK-së Hashim Thaçit, Erald Selca, mbështet kandidatin Albin Thaçi në garën për Kuvendin e Prishtinës
Me krenari dhe përgjegjësi qytetare, Erald Selca – bashkëluftëtari i Hashim Thaçit në kohën e lavdishme të UÇK-së – ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Albin Thaçi në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Mbështetja ime për Albin Thaçin është vazhdimësi e betimit për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer interesave të qytetarëve dhe vlerave për të cilat kemi luftuar. Besoj në vizionin e tij për Prishtinën dhe jam i bindur se do të jetë zëri i duhur i qytetarëve në Kuvend,” – u shpreh Selca.
Ky qëndrim tregon se vlerat e luftës dhe të sakrificës për lirinë po përkthehen në mbështetje konkrete për zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve nga radhet e PDK -së shteteformuese