Në nxehtësinë e mesnates nga znj.Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

Në nxehtësinë e mesnatës

Ajri digjej në heshtjen e natës,
Hëna rrinte pezull mbi qytet,
Si një sy që s’e mbyllte dot gjumin,
Në pritje të një fryme dashurie !

Ai rrëshqiti pranë dritares sime,
Me një erë të ngrohtë që vinte si valë,
Pas stuhisë — një prekje e harruar,
Që zgjonte çdo kujtim nën lëkurë.

Një aromë e ëmbël më përplasi në gjoks,
Kanellë dhe shi, si mbrëmje e njohur,
“Ke pritur gjatë,” më tha me zë të ulët,
Dhe zemra më rrahu në mes të qetësisë.

Duart tona u gjetën në gjysmë të fjalës,
Asgjë s’u tha, veç frymëmarrjes sonë,
Që ndërthurej në heshtje të brishtë,
Si dy tela kitare nga i njëjti tingull.

Dritarja u hap, nata u fut brenda,
Yjet u fshehën në flokët e tij,
Dhe çdo gjë tjetër u shkrinë ngadalë,
Në ngrohtësinë e lëkurës së butë.

Në mëngjes, drita më gjeti zgjuar,
Era sillte gjurmën e tij në perde,
Në filxhanin bosh të kafesë,
Një hije buzëqeshjeje vallëzonte lehtë.