Veprimtari i shquar Anton Antoni uron 35 vjetorin e PSHDK-së

Urime dhe Gëzuar, Shqipëria ime!🇦🇱PSHDK🇦🇱

Më 04 nëntor 1990, në ambientet e Pallatit
të Kulturës në Gjakovë,
e rrethuar nga xhandarmëria serbe,

Nën tingujt e Himnit të Flamurit me vargjet
e Atë Gjergj Fishtës:

“Me njat Flamur Perendija,
Me dorë vet e ka shkru,
Për shqiptar do të jet Shqipëria,
Kush e prek, qoftë mallku!”

— të interpretuar me krenari nga Okteti
“Burrat e Gjakovës”,
u themelua Partia Shqiptare Demokristiane
e Kosovës (PSHDK).

Sot, në 35-vjetorin e themelimit, përgëzojmë të gjithë themeluesit, anëtarët dhe mbështetësit e kësaj partie që me idealin e saj kombëtar dhe demokratik kontribuoi për lirinë, dinjitetin dhe përparimin e vendit.

Urime 35-vjetori i PSHDK-së!
Rrnofshi sa malet e Kosovës! 🇦🇱