Mësuesja ime -nga pedagoge Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

Mësuesja ime shëmbulli i duhur për mua.

Për një nxënës, figura e mësuesit është aq e rëndësishme sa që vjen një moment kur ajo kthehet në jetike. Një pjesë të madhe të kohës nxënësit e kalojnë në shkollë dhe, çdo gjë që ndodh aty, padyshim, është ngulitur thellë në jetën e tyre, në memorien e tyre. Pra, gjithçka fillon nga ai person që qëndron para tyre çdo ditë, nga mësuesi i tyre. Shembulli që ai ju jep nxënësve është ajo që ata mundohen ta huazojnë apo imitojnë, për ta ndjerë vehten të sigurt në momentin që do të dalin në jetë. Për këtë arsye, figura e mësuesit është gjithmonë, jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe në imazhin që krijojmë për mësuesin ideal.
Mësuesja ime e parë, një grua e fortë që rrezatonte mirësi
“Mësuesja që la gjurmë tek unë” është mësuesja e klasës së parë Mane Çupa.
Është e paevitueshme që sa herë që vjen shtatori dhe afron 7 marsi, të mos më vijnë ndër mend kujtimet e shkollës, veçanërisht ato të fillores. Njeriu nuk mban mend shumë nga emocionet e klasës së parë apo atyre 2-3 viteve të para të shkollës. Më kujtohen ca çapkënlliqe fëmijësh e shoqet më të ngushta natyrisht. Por, në çdo fillim shtatori, kam një emër që është i pandashëm prej kujtimeve të mia dhe një pjese shumë të rëndësishme të jetës time. E kam fjalën për mësuesen time të klasës së parë.

Kur je në atë moshë, nuk percepton dot shumë gjëra, mbase as vrazhdësinë apo ndonjë të bërtitur. Mbase edhe mund të inatosesh kollaj me mësuesen/in tënd. Por vetëm kur arrin në këtë fazë të jetës, kupton se çfarë roli ka mësuesja/mësuesi i klasës së parë. Në kujtimet e mia kam një grua disi të ashpër në fytyrë, e gjatë e hollë dhe aspak të sheqerosur. Madje mbaj mend që nuk buzëqeshte shumë e dukej e rreptë (ose të paktën këtë imazh mbaj mend unë). E megjithatë, ishte një grua me një fuqi të madhe shpirti, që për shumë vjet e ndau nga pak me të gjithë ata që u ndante nga pak dije çdo ditë. Unë mbaj mend një grua të fortë që rrezatonte mirësi, kurajo dhe mbi të gjitha besim. Jetoja në një qytet tê vogël verior dhe nga fillimi i tetorit shkollat furnizoheshin me drutë e zjarrit për dimrin. Me datēn 15-të nëntor, ishte urdhër i ministrisê së arsimit tê ndizeshin sobat e druve, sepse moti fillonte të ftohej. Kishte rënë dēbora e parë dhe ne tê mbledhur nga të ftohtit ecnim nëpër borë dhe këmbët na ishin lagur nga bora dhe mezi po prisnim të arrinim te shkolla qê tê ngroheshim.

  • Nuk e di nëse ështê ndezur soba, foli Artani. Kam shumë ftohtë, këmbët më janë lagur dhe më janë bërë dru.
  • Edhe mua, ja pret Luljeta. Po me gjithë këtë borë, ashtu si neve edhe mësuesja do jetë lagur nga këmbët, ju them unē.
  • Jo, jo mēsuesja ka çizme, përgjigjet Shpëtimi.
  • Të nxitojmë pak dhe t’a ndihmojmê të ndezim sobën.
  • Arritēm në oborrin e shkollës, dhe çdo mësues mblidhte nxënësit e tij dhe i fuste nëpër klasa. Trokas në derë dhe dëgjohet zëri i mësueses, – hyr!
  • Mirëmëngjesi!- përshêndetemi me mësuesen.
  • Mirëmëngjesi! – na e kthen mësuesja. Lini çantat tek banga dhe afrohuni tek soba. U afruam pranë sobës dhe mësuesja na kontrollonte duart dhe na i ngrohte pranê sobës, po ashtu edhe këmbët.
  • Mësuese si e ndeze sobën,- i them unë, sepse drutë janë të trasha dhe mezi marrin. Mësuesja buzëqeshi dhe më vuri dorën mbi flokët e mi të verdhë e më tha- mora nga shtëpia disa shkarpa të holla dhe u nisa herët që kur të vinit ju, ta gjenit sobën e ndezur dhe klasën e ngrohtë. E përqafova dhe i them,- je mësuesja më e mirë, të duam shumë.
    Mësuesja jonë ishte një grua që më dha forcë në hapat e mi të parë, më dha guxim për të ecur vetë, besoi tek unë, tek aftësitë e mia. E nuk ka gjë më të rëndësishme për një fëmijë se sa të besosh tek ai, kur nis rrugën e dijes, kur nis të zbulojë dalëngadalë se çfarë dëshirash ka e çfarë mund të arrijë në këtë jetë. Nuk ka ndjesi më të bukur se kur njeriu i dytë më i rëndësishëm pas prindërve, të jep aq shumë fuqi, jo thjesht për të mësuar e për të marrë 10-ta, por për të besuar se mund t’ja dalësh mbanë vetë dhe të arrish të dalësh mbi turrmën duke krijuar kështu një personalitet e individualitet të fortë.

Kështuqë nëse unë sot jam një grua e fortë, që kam arritur të bëj diçka në jetën time personale e profesionale, një copëz meritë të madhe e ka edhe mësuesja ime e klasës së parë Mane Çupa. E për këtë, nuk besoj që mund të them dot mjaftueshëm, Faleminderit!