Rrugëve të qytetit tënd nga e çmuara Dalinë Arifi

Rrugëve të qytetit tënd

Është dikush që jeton këtyre rrugëve, erën e tij e ndjejë.
dikush që më dridh zemrën e qetë.
Dikush që e mbaj mend në udhët e jetës sime,
Dikush që ka emër, e kam lakuar n’rasat e shpirtit tim.
Ai dikush që e thërras në heshtje, e ruaj si enigmë.

Rrugëve të qytetit tënd sorollatem,
lagem në shiun e prillit, pres t’ju takoj.
Në kalldrëmet e tua kërcasin takat e mia
si e panjohur në qytetin e huaj.

Është dikush që më lidh me kete qytet.
siç lidh shiu ylberin për qiellin.

Dalinë Arifi
Pejë, 2026