Nga shkrimtarja e shquar Elvira Zeneli:Një minut i munguar

Elvira Zeneli

Një minut i munguar

Ti ke parë lejlek me krahè të shtrirë
Sillen e ndalen në një pikë
Si një orë ndalur fiks
krihetbahen një…
Ora e pritjes jep shpirt!
Dhe koha ndalet!

Si s’të pash duke ver- ver- verit pelerinën
Nê një natë pa yje
Tek ecën me fanar në dorë
Zjarri digjet bahet dritë
e ma bën gacë këto fjalë
Të nxjerra fosil nga dheu

Një mijë vjet të ishin
ndalen në shkallët
e mermerta
të ftoftë
të manastirit të vjetër
Ku dukesh si të kesh dalë nga legjendat
Më përvëlon cdo tingull
Një minut i munguar bahet një shekull.