Znj.Makfire Shala uron festat e Nëntorit
URIME DITA E FLAMURIT, SHQIPTARI!🥂🇦🇱
Të jemi gjithmonë krenarë për flamurin, kombin dhe fenë tonë!
Sot, kur shohim se çfarë po ndodh mes nesh, më dhemb shpirti që nuk po ua dimë vlerën asaj që na lanë të parët tanë.
Ata dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë, derdhën gjak që flamuri ynë të valëvitet krenar, ndërsa ne sot, për interesa të vogla, po harrojmë vlerat e mëdha.
Marigona e qëndisi flamurin me dashuri, trimat e mbrojtën me gjak, ndërsa ne kemi amanet ta ruajmë me nder, besë e bashkim.
Atdheu nuk duhet vetëm me fjalë, por me vepra, me drejtësi, me respekt dhe me dashuri ndaj njëri-tjetrit.
Mos të kujtohemi se jemi shqiptarë vetëm më 28 Nëntor, por ta dëshmojmë shqiptarinë tonë çdo ditë, me njerëzi, dinjitet e ndërgjegje!
Zoti e bekoftë kombin tonë, i bashkoftë zemrat tona dhe na dhëntë urtësinë për t’ia ditur vlerën lirisë që trashëguam!
Gëzuar 28 Nëntorin, kudo që rreh një zemër shqiptare! 🥂🇦🇱❤️🖤
Me respekt e dashuri,
©️Makfire Shala
Stadt Luzern

