Çlirimtari i nderuar z.Nik Hiseni uron festat e Nëntorit

Urim nga Nik Hiseni për 28 Nëntorin

Sot, në ditën më të shenjtë të kombit, zemra rreh më fort për flamurin tonë kuq e zi. 28 Nëntori nuk është thjesht datë – është gjaku, historia dhe qëndresa e një populli që nuk u përkul kurrë êshtë data që nisi nga Kruja e Skënderbeut

Në këtë ditë, ne kujtojmë burrat dhe gratë që i dhanë këtij kombi dritë, dinjitet dhe emër. Kujtojmë Ismail Qemalin që ngriti flamurin në Vlorë, dhe gjithë ata që me mund, djersë e sakrifica na dhanë lirinë që sot e gëzojmë.
Kujtojmë daljen publike të UÇK së në Llaushë , kujtojmë ditelindjën e Adem Jasharit
Le të bashkohemi sot nën hijen e shqiponjës dykrenare, duke e ndjerë thellë krenarinë e të qenit shqiptar. Le të betohemi se do ta duam këtë tokë me gjithë shpirt, do ta mbajmë gjallë flamurin dhe do ta çojmë përpara amanetin e atyre që jetuan për të.
Liri Çlirimtarëve

Gëzuar 28 Nëntorin!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë kombi shqiptar!

— Nik Hiseni ish Epror ushtarak dhe politikan e kuader i AAK