Viktimizuesi nga poetja e shquar Ganimete Jakupi
VIKTIMIZUESI
Viktimizuesi mes të tjerëve e kërkon fajtorin,
E me “lot krokodili” luan rolin,
Shfaqet me mjeshtri si viktimë,
Për gjërat që i ka bërë me paramendim.
Viktimizuesi din të aktrojë mjaft mirë,
Ai s’e ka asnjë fytyrë,
Me buzëqeshje e fsheh fajin,
Mes të tjerëve kërkon shkaktarin.
Viktimizuesi fjalët i mbështjell si mjegull,
Pret që ne ta besojmë patjetër,
E kur mendon se gënjeshtra i pi ujë,
Ia thotë këngës: “I lumi unë”.
Viktimizuesi asnjëherë s’e pranon fajin,
Çdo gabim të vetin tjetër kund e adreson,
Me fjalët me të bukura e fsheh mashtrimin,
Me pretekstin se ai nuk ka bërë gabimin.
Viktimizimuesi nuk ndjen dhimbje reale,
Çdo gjë e sheh si një lojë ku ai gjithmonë kërkon finalen,
E kur e fiton betejën me dallavere,
Thotë: “Për merak ia dola edhe kësaj here”.
Më 14.3.2026
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

