Nga poete Brixhilda Dede
Shpirti ushqehet me dashuri
Do të doja nata të ishte ditë,
sepse vetëm natën jam me ty.
Një yll në qiell të isha doja,
Ti shkëndijë drite në sytë e mij.
Dashuria, meriton një fjalë të ngrohtë.
Një betim që sfidon stuhitë.
Ajo është flaka që ndizet nga erërat e teksa sprovohet, bëhet më e fortë.
Një fjalë e ëmbël, ngroh një botë të tërë.
Një përqafim , mposht mijëra dhimbje.
Një shikim i dashuruar , bëhet
legjendë në zemër të njeriut.
Drita gjithmonë gjen një shteg,
ku çelin lule plot shpresë.
Kur del prej shpirtit,..
Bëhet si yjet që nuk braktisin qiell.
Brixhilda Dede

