Mourinho dhe Ibra në një histori pikante

🎙️🗣️🇵🇹 Mourinho: “Ibra hyri në dhomën e zhveshjes dhe tha: ‘Po largohem nga Interi, po shkoj në Barcelonë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve.’ Asistentët e mi italianë qëndronin aty si statuja, ndërsa bashkëlojtarët e tij nuk donin të humbnin një lojtar si ai.
Pa të, do të ishte e pamundur të fitonim Ligën e Kampionëve. Isha i trishtuar, por në të njëjtën kohë i thashë: ‘Ndoshta ti do të largohesh, dhe ne do ta fitojmë trofeun.’ Ai nuk më besoi atëherë.
Më vonë shkova te Branca dhe i thashë: ‘Kur të shkosh në Barcelonë, përpiqu ta sjellësh Eto’on me vete. Me Militon do të bëjë një punë të madhe taktike në sulm. Nëse e sjell Samuel Eto’on, ne do të fitojmë Ligën e Kampionëve!’ Dhe pikërisht kështu ndodhi.”