Shote Galica emër i madh i mëmëdheut

🇦🇱 Më 10 nëntor 1895 u lind Shote Galica, gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20 deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë, dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë. Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, Shqipëri, më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien :

“Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.

Ka mirënjohjen më të madhe mbarëkombëtare si “Heroinë e Popullit”.

Shote Galica 1895-1927

duamëshumëshqipërinë #albania #kosova #çamëria #jamshqiptare #shqiptare 🇦🇱