Poezi nga Zaide Noka
Mall i padukshëm
Një mall i padukshëm brenda meje
Vrapon pas teje tinëzisht.
Mall i fshehtë në zemër strukur
Plot ëmbëlsi
Përherë i padukshëm.
Një mall i trazuar brenda meje
Vrapon pas teje tinëzisht
Ky mall i rëndë
I ngarkuar rëndshëm për ty…
Zaide Noka

