Opinion për legjenden Ramush Haradinaj nga bashkëluftëtari Sali Krasniqi

Sali Krasniqi për Ramush Haradinajn :Legjenda e UÇK-së

Djem, pa u vra unë, shkau këtu nuk hyn. Rrini të qetë.

Këto fjalë nuk ishin as premtime boshe, as fjalë morale. Ishin betim lufte. Ishin fjalët e një komandanti që nuk njihte frikë, që nuk jepte urdhra nga pas, por që dilte vetë përpara.
Ramush Haradinaj atë betim e mbajti me trup, me gjak dhe me çdo ditë të asaj lufte të përgjakshme.

Ai është njeriu që u përball drejtpërdrejt me forcat serbe – në çdo front, në çdo rrezik. Dhe kur Serbia tentoi ta mposhtte nëpërmjet drejtësisë ndërkombëtare, ai doli dy herë i pafajshëm. Sepse e vërteta e luftës së tij është më e fortë se çdo manipulim.

Prandaj, kur sot dikush guxon të thotë se “Ramush Haradinaj është me Listën Serbe”, ai nuk po shpif vetëm për Ramushin – po fyen të gjithë ne që kemi qenë të plagosur, që kemi mbijetuar luftën, që e dimë kush ishte në vijën e parë dhe kush ka luftuar për këtë vend me shpirt e me armë.

Këto akuza të ulëta nuk e ndryshojnë dot një fakt të madh:
Ramush Haradinaj nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë me ata që kanë sulmuar popullin e Kosovës.

Emri i tij është i lidhur me rezistencën, me guximin dhe me lirinë.
Dhe këtë nuk e prek askush. As me fjalë, as me shpifje, as me politikë.

Autori është bashkëluftëtar i Ramush Haradinaj dhe doktor shkence në turizem