Të lumtë Ervin nga znj.Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

TË LUMTË, ERVIN!

Nxënësit morën lapsat né duar dhe e ngulën vështrimin te tabela e zezë, ku, si zakonisht, mësuesja do të vizatonte diçka: një vazo, një flamur, një shami… Por, për çudi, ajo s’po vizatonte gjë.
— Cfarë do të vizatojmé? — s’iu durua pa pyetur, Ardianit.

  • Sot vizatimin do ta bëni sipas dëshirës suaj: për shembull, Elonës i pëlqejnë shumë lulet, té vizatoje një lule, Bledarit i pëlqejnë makinat, të vizatojë një makinë. E kuptuat, fëmijë? Tani filloni nga puna. Asnjë fjalë me njëri-tjetrin.
    Ervini ra në mendime. Çfarë të vizatonte? Ktheu kokën nga shoqja që kishte pranë.
    — Ejona, çfarë do të vizatosh ti?
    — Unë? Gjyzlykët e gjyshit! I di mirë si bëhen. sepse ia jap sa herë që lexon gazetën.
    Ervini ktheu kokën prapa dhe pa Indritin që rrotullonte lapsin népër duar.
    — Po ti çfarë do të vizatosh?
  • Gjyzlykët e gjyshit, — u përgjigi djali që kishte dëgjuar bisedën e tij me Ejonën.
    — Jo, jo! E more nga unë! – u hodh Ejona. – Nuk bën. Mësuesja nuk do t’i dallojë pastaj se cilët janë gjyzlyket e gjyshit tim dhe cilët janë të gjyshit tënd. Indriti mbështeti majën e lapsit mbi fletore dhe
    pas pak i tha gjithë gëzim:
    — Do tê vizatoj një lule kamomili. Gjyshit tim i pëlqen shumë çaji i kamomilit, ndaj pi çdo natë kamomil.
    Ervini dëgjon dhe mendon:
    Ejona dhe Indriti vizatojnë për gjyshërit. Ata i kanë çdo ditë në shtëpi. U japin gjyzlyket ose çajin me lule kamomili. Po unë? Ah, që gjyshi im nuk jeton më! Po dhe unë e shoh përditë. E shoh në fotografinë e varur nê murin e dhomës së pritjes. Dhe çfarë gjyshi është ai! Gjysh ushtar i UÇK-së. Në fotografi ka dalë me kapelen e UÇK-së e me flamurin kuq e zi në krah… Do të
  • Vizatoj portretin e gjyshit», — tha më në fund Ervini.
    Nga gëzimi këto fjalë i tha me zë, aq sa e dëgjoi edhe Ejona.
    Nisi të lëvizte me kujdes lapsin në fletën e bardhë. E rrumbullakosi mirë lapsin dhe filloi të vizatonte portretin e gjyshit. Pasi e mbaroi së vizatuari, filloi me ngjyrosjen. Flamuri kuq e zi dukej sikur po valëvitej në krah të gjyshit, kapela me shkronjat e UÇK- së shkëlqenin nê kokën e gjyshit si tre drita të arta.
    — Ua, sa bukur! – pëshpëriti Ejona.
    Ervini, i dhënë pas vizatimit, nuk e dëgjoi as kur ajo i tha shoqes që kishte pas: «Ej, Ervini po vizaton gjyshin e tij ushtar i UÇK-s!»
    Kjo pëshpëritje kaloi vesh me vesh te vogëlushët, ndërsa Ervini përpiqej të bënte me kujdes edhe këmbët e shqiponjës. E shtrëngoi me fort lapsin. Ah, i shkau pak dora dhe këmba nuk u perkul aq bukur. E fshiu dhe e rregulloi më mirë. Kur e mbaroi, i hodhi një sy vizatimit që kishte bërë shoqja e bankës. Por sa çudi! Ejona nuk vizatonte. Ajo po shihte punën e tij. Ktheu kokën pas për të parë nga Indriti. Ai e kishte mbuluar me bërryl fletën dhe po shikonte vizatimin e shokut. Atëherë Ervini e hodhi vështrimin më larg, për të parë vizatimet e shokëve të tjerë, po ata zgjatnin kokat nga vizatimi i tij. Të gjithë shikonin Ervinin dhe i buzëqeshnin të gëzuar.
    — Mësuese, Ervini ka vizatuar portretin gjyshit! — thanë ata thuajse njëherësh.
    — Ta vemë në ekspozitën e shkollës, — tha Ejona.
    Mësuesja e mori në dorë atë vizatim të bukur, të bërë me shumë dashuri dhe krenari dhe tha:
    — Të lumtë, Ervin!