Urime 36 vjetori PSHDK opinion nga z.David Nue
36 VJET NGA THEMELIMI I PSHDK-së – NJË HISTORI E KONTRIBUTIT KOMBËTAR!
Sot, në 36-vjetorin e themelimit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), kujtojmë me respekt dhe mirënjohje një periudhë të rëndësishme të angazhimit politik, kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve të Kosovës.
Në këtë rrugëtim përmenden emra të njohur si Lazër Krasniqi, Mark Krasniqi dhe shumë veprimtarë e aktivistë të tjerë, të cilët kontribuuan në organizimin politik, në përhapjen e frymës së demokracisë, në rezistencën paqësore dhe në çështjen kombëtare.
Kontributi i tyre në periudhën e pacifizmit, në kohë të vështira për popullin shqiptar, mbetet pjesë e historisë sonë. Ndërsa me ardhjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë veprimtarë u rreshtuan në përkrahje të luftës për liri, secili në mënyrën dhe mundësitë e veta.
36 vjet histori, sakrificë, angazhim dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Respekt për themeluesit, veprimtarët dhe të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës! 🇦🇱🇽🇰
Opinion nga David Nue ne emer tij dhe Kryetarit Pshdk St Gallen Palush Nue

