Fjala përfundimtare e Enver Hoxha Klein Trimit tonë para Gjykates Maqedone

Portali JaninaPress sjellë për ju lexues të nderuar fjalën përfundimtare para Gjyqit sllav të luftëtarit emblematik të 4 luftërave vullnetar nga Gjermania kolosit Enver Hoxha Klein .

I “pandehuri” Enver Hoxha Klein në fjalën e tij përfundimtare deklaroi :Unë plotesisht i pranoj fjalët përfundimtare të mbrojtëseve juridik dhe shokëve të mi .Unë kam qenë në gjendje të vdes për popullin dhe çeshtjën kombëtare të ciles ia kam kushtuar terë jetën time , kurrë nuk kam pasur probleme me rendin dhe ligjin , as në Gjermani as vende të tjera të botës .

Unë mendoj se jam njeri i civilizuar një njeri me kulturë të vlerave europiane dhe deshiroj ky rajon te perfshihet ne BE dhe integrohet sa ma parë.

Ne nuk kemi asnjë pikë te perbashkët me terrorizmin ne u flijuam për popullin shqiptar dhe për rajon të Preshevës , nuk kemi asgjë kundër nacionaliteteve dhe kulturave tjera , sepse unë ndihem si bir i këtij vendi Ilirides.

Qysh në kohë te paraardheseve tanë ilirve ka pasur padrejtesi për dekada për caktim arbitrar të kufijve të këtij regjioni.

Edhe bota duhet ta kuptoj se këtu kemi punē me të kaluaren populli shqiptar në mënyra të pandershme është shtypur nga koha Jugosllavisë ku delja zezë ishin shqiptaret.

Shqiptaret etiketoheshin me emra të ndryshëm edhe tash në shek 21 , tentime të tilla ka pasur sidomos pas luftës së Kosovës nga shërbime të ndryshme .

Presidenti historik i Kosoves dr.Ibrahim Rugova provojë menyrën paqesore ti zgjedh problemet , por kur ke punë me të keqin e ke të vështirë të kuptohesh me të.

Leave a Reply