Opinion nga Bedri Islami
75 vite më parë
75 vite më parë, në pusinë e ngritur nga markgjonmarkët e pjetërlleshët, befasisht, u vranë, pas 6 orë rrethimi, ata që në histori kanë hyrë me emrin e përbashkët, “Hweronjtë e Vigut”.
Pesë djem të rinj, më i madhi 24 vjeçar dhe më i riu 21 vjeçar; përfaqësues të tri krahinave, Shkodrës, Lezhës dhe Mirditës; të dy besimeve fetare, të krishterë dhe muslimanë; të tre shkallëve në shqoërinë e kohës, të pasur, jetesë e zakonshme dhe jetimë.
Lanë pas vetes vetëm një letër, mes të cilës kishin shkuar se ” një herë kemi thanë ja vdekje , ja liri. Na po e bajmë vdekjen si me le”.
Zakonisht vetëm trimat shkruajnë një letër të tillë.
I vranë etërit e atyre që sot flasin e thonë ” ku ishte toleranca”.
Asnjë gjerman nuk kishte në rrethimin e tyre. Armët ishin gjermane, por ata që qëlluan ishin shpirtra të humbur.
I vranë të njëjtët që , disa vite më pas, befasisht, vranë mësuesit e Mirditës, mes tyre Ndrec Ndue Gjokën, që hapi rreth 70 shkolla në pak vite, ata që vranë Heroinat e Popullit, se deshën shkrim, këndim e dritë….përfytyroni se si është sot Mirdita dhe mendoni për ata që vranë se nuk deshën arsimimin e tyre…mendoni pastaj se dikur , në Mirditë, kishte mbi 94 për qind analfabetë…dhe nga gjaku i martirëve u bë ndryshimi.
75 vite më parë u vranëpesë djem të rinj dhe bajraktari urdhëroi të liheshin mes zallit të lumit të Vigut që nën diellin e gushtit të deformoheshin.
75 vite më pas duken të harruar.
Një grua nga Shkodra, në shenjë hakmarrje hoqi Monumentin e tyre nga qyteti dhe vendosi 12 gypa që askush nuk e di se çfarë janë, por një simbolikë e kanë: disa i falen herojnve dhe disa i falen gypave.
Heronjtë kujtojnë, gypat bëjnë zhurmë. Zonja në fjalë e ndjen tash mbi vete revanshin e të vetëve…
Megjithatë, koha e kujtesës nuk bjerret deri në pafundësi.
Ajo rivjen..dhe kujtesa zgjedh rrugën e saj.