Dritero Agolli poezi për Dëshmorët

Në nderim te 5 Majit, dites së dëshmorëve të kombit, po publikoj poezinë e poetit të madh , Dritëro Agolli.

Malli për heronjtë:

S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalëngadalë i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.

S’ka heronj, heronjtë u mërzitën,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremitën
dhe ne nina-nana u kënduam.

Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
S’ka heronj, tani ka pehlivanë.

Leave a Reply