Naile Elezi model i suksesit

Naile Elezi me profesion është psikologe.
Pas shumë vitesh përvoje në organizatat ndërkombëtare, si dhe në institucionet kombëtare në pozita udhëheqëse si dhe pas shumë vitesh trajnimesh dhe edukimesh të mëtutjeshme veçanërisht në fushën e NLP, ajo themelon Brain Tree – Neuro-Business Training Center e cila është e vetme qendra e licencuar NLP në Maqedoninë e Veriut nga ana e asociacioneve ndekombëtare për NLP – Intrenational Association of NLP Institutes.
Naile Elezi është Master Traineri i parë dhe i vetëm i licencuar në Maqedoninë e Veriut nga ana e Intrenational Association of NLP Institutes me të drejtën për të mbajtur trajnime dhe çertifikim në të gjithë botën. Ata që kryejnë trajnimin në këtë qendër kanë të drejtë të jenë të dukshëm në faqen e internetit NLP-Institutes.net.
Ajo që është risi në rajon, për her të parë trajnime të ktilla mbahen edhe në gjuhën shqipe.
Naile Elezi gjithashtu është NLP trainer i certifikum nga ana e EANLP (Shoqata Evropiane e NLP), DVNLP (Shoqata Gjermane NLP), HANLP (Shoqata Kroate NLP);
Coach ICI (International Association of Coaching Institutes) – Business,Life, Health, Mental Coach
Ajo gjithashtu është i vetmi trainer i certifikuar për Wingwave coach, e ka titulin NLC Coach që është e vetme metodë e couchingut shkencërisht e verifikume dhe konsiderohet një nga metodat më të mira dhe më efektive për suksesin dhe zhvillimin personal, si dhe për heqjen e bllokimeve emocionale.
E ka certifikaten ICI Coach Businees.

Leave a Reply