Thoma Pulo kujton themelimin e Flotes sonë Detare nga Enver Hoxha

Ne 15 Gusht 1945, me iniciativen e komandantit te pergjitheshme, gjeneral kolonel Enver Hoxhes, si dhe nen perkujdesjen dhe organizimin direkt te Kunder admiral Abdi Matit, realizohet me sukses hedhja ne uje e motovedetes “Mujo Ulqinaku”. Si anija e pare mbas clirimit, me nje armatim te lehte dhe flamurin luftarak ne direk, kjo date mbeti ne histori si dita e krijimit te Flotes Luftarake Detare…
Ne vazhdimesi ne vitet socialiste, ne periudhen e “Luftes se Ftohte” (qe per ne ushtaraket nuk ka qene e Ftohte),FLD u rrit, u fuqizua dhe u perfeksionua si nje njesi teper e fuqishme ne mbrojtje te kufijve detare.
Ne pikpamje te forcave njerezore, mjeteve luftarake, teknikes, armatimit, bazes logjistike, rezervave, si dhe te mundesive te bashkeveprimit me forcat tokesore dhe ajrore, FLD ishte dhe do te mbetet ne historine e kombit tone si nje nga flotat me te arrira ne terre historine e detarise iliro-shqiptare nder shekuj.
Lavdi te perjeteshme FLD !
Respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe kuadrot, komisar e komandate, oficere e nenoficere, detare e specialiste civile, qe sherbyen e punuan me perkushtim e ndergjegje te larte, ne mjafte raste me sakrifica e vetmohim ne mbrojtje te kufijve tane detare !
Si rezultat i shndrimeve politike FLD e mbylli misionin e saj ne Mars te vitit 1992.
Lavdi FLD – 15 Gusht 1945 – 15 Gusht 1992 !

Leave a Reply