Enveri në mes të këmbëve kishte dy gjyle çeliku

Enveri në mes të këmbëve kishte dy gjyle çeliku!

Purtha-more purtha,
shalët pse s’u merr,
atyre që ende,
shajnë shokun Enver!

Në kaq vend sa gjeti,
ky Burrë i vërtetë,
vetëm në pak vite,
ngriti super shtet!

Ja dinte fuqinë,
miku dhe armiku,
Enveri mes këmbëve,
kish koqe çeliku!

Gënjejnë për gjithçka,
tani maskarenjtë,
po ai pushtet,
qe për fukarenjtë!

E di si ka ndodhur,
ndaj dhe kurrë s’heshta,
përpara Enverit,
këta janë pleshta!

Ka thënë Kadareje,
një gjë të vërtetë,
lind si Enver Hoxha,
Një në 500 vjet!

Malua që tani,
po bën disidentin,
veç për atë Burrë,
e shkriu talentin!

Neve kemi shkruar,
me vite të tërë,
veprat madhështore,
këtu janë bërë!

Si një shtet modern,
vendi u ndërtua,
nga barbaret blu,
krejt u shkatërrua!

Qenë mijëra vepra,
që u lartësuan,
veç hidrocentralet,
sa mezi shpëtuan!

Del Xhaçka e shkretë,
mburret me ushtrinë,
se këtu-të rinjtë,
të vërtetat s’dinë!

Aq sa ç’janë sot,
gjithë ushtarët tanë,
ne i kishim tanke,
edhe aeroplanë!

Të bëheshin tok,
të gjithë fqinjët tanë,
s’kishin tremijë tanke,
gjashtëqind aeroplanë!

Mes nesh qenë armiqtë,
por s’i kishim parë,
dhe sot nuk është vonë,
të varen në litarë!

I pari Berisha,
dhe të tjerët radhë,
ata pa dyshim,
quhen tradhëtarë!

Të dyja në NATO,
Greqia-Turqia,
po pamë se u duhej,
të dyve ushtria!

Krimi më i madh,
kundër Shqipërisë,
ka qënë padyshim,
prishja e ushtrisë!

Tani një Bolino,
me Ramën i zjarrtë,
tallet me ato,
që quhen “Bunker art!.”

E pyes Bolinon,
pjesë në këtë bandë,
a ka Italia,
ndonjë vend komandë!?

Këto janë të gjitha,
sekret shtetëror,
po të tilla gjëra,
nuk ka një shtet-horr!

Arben Duka poet i madh

Leave a Reply