Aktivisti Atdhe Arifi kujton Metush Krasniqin

U mbushën plot 34 vite nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Bacë Metush Krasniqit, një vdekje e parakohshme, që ishte si pasojë e torturave mizore prej dorës kriminale serbo-jugosllave – konkretisht vdekur nga pasojat e dhunës që ia bënë UDBA-shët shqipfolës, xhelatët, Selim Brosha dhe Zymber Zymberi (sot i gjalle, shetitet neper Prishtine), si pasoje e rendimit te gjendjes, nderron jete më 15 tetor të vitit 1986 në spitalin e Prishtinës.

Metush Krasniqi, do të jetë gjithmonë shembull frymëzimi e unifikimi për të gjithë ata veprimtarë, politikanë, të djathtë a të majtë, që donin t’i shërbenin çështjes së mirëfilltë kombëtare, gjegjësisht ribashkimit të Shqipërisë Etnike. Baca Metush ishte një revolucionar i kalibrit të madh, një demokrat i mirëfilltë, me një shpirt tolerance e mirëkuptimi ndaj dallimeve ideopolitike, ishte mesi i artë i të gjitha grupeve, me një përkushtim kulmor të demokracisë popullore. Ai, i kishte të gjitha virtytet e larta të një njeriu e të një atdhetari: dashurinë familjare, respektin miqësor, besën, përzemërsinë, mirësinë, mirënjohjen, tolerancën dhe mbi të gjitha e kishte edhe karakterin vetëmohues të burrërisë dhe trimërisë shqiptare, ngjashëm me atë të heroit e ideologut kombëtar të Shqipërisë Etnike – me atë të Hasan Prishtinës së madh. Atdheu, për të ishte parësor, partia dytësore.

Metush Krasniqi ne fjalen e mbrojtjes para gjyqit me 1957, kur u denua 18 vite burg (burgu i pare):

“Referatin unë e kam shkruar, e kam bërë skicën për formacionin ushtarak-brigadën e luftëtarëve shqiptarë të Anamoravës Lindore, e kam vizatuar Shqiponjën dykrenore për t´u betuar para saj, i kam shkruar poezitë, trakte e proklamata, i kam bërë thirrje popullit tim për luftë për çlirim nacional dhe bashkimin me atdheun tonë – Shqipërinë… “

LAVDI!

Leave a Reply