Ish Kryeparlamentari Namik Dokle mbështet Haki Morinen

ATDHETARI IDEALIST HAKI MORINA

Pas pak ditesh KOSOVA do te votoje per Kuvendin e saj te ri. Si kane rrjedhur ngjarjet koheve te fundit, jane zgjedhje nga me te rendesishmet.
Po te kisha te drejte vote une do te zgjidhja pa medyshje Haki Morinen. Per çka? Per atdhetarine dhe idealizmin e tij. Keto cilesi ai i ka deshmuar, jo me fjale e perralla, por me qendrese dhe sakrifica. Dhjete vjet i kaloi ne burgjet, torturat dhe perndjekjet e regjimit represiv te Serbise. Dhe pastaj gjithe jeten ia kushtoi çeshtjes kombetare, ne Kosove, ne Shqiperi e kudo tjeter.
Eshte qendrestari i paepur.
Eshte zeri qe i duhet Kuvendit te Kosoves.
Eshte zemer qe rreh per popullin e vet.
Eshte shpirt qe deshiron perparimin.
Eshte idealisti i nderit dhe sakrifices, i mendimit dhe veprimit per nje Kosove si gjithe Europa!

Leave a Reply