Opinion nga znj.M.Haxholli

Perveq atyre qe u larguan nga Kosova para vitit ‘99, te detyruar nga regjimi i kohes, te tjeret pas çlirimit te Kosoves emigruan per nje jete me te mire ekonomikisht: per paga me te mira, per studime, per mundesi me te mira profesionale apo edhe per nje nenshtetesi me shume.

Ky trend nuk ndalet sepse eshte normal ne te gjitha vendet e botes. Edhe sllovenet, kroatet, italianet, gjermanet e kinezet levizin cdo dite ne vende tjera per arsyet e tyre personale.

Shteti i Kosoves aktualisht ka shume deficite ne fusha te rendesishme si: arsim, shendetesi dhe zhvillim ekonomik. Por kjo nuk do te thote, qe edhe atehere kur te permiresohen te gjitha keto do te mund te ndalim emigrimin.
Njerezit gjithemone do te jene ne kerkim te mundesive me te medha dhe kjo gje eshte shume e mire kur ata mund te arrijne kete kudoqofte.
Por, ngase jemi popullsi numerikisht dhe territorialisht e vogel, ndoshta kjo tendenca per te emigruar verehet me shume.
Kontributi dhe dashnija per Kosoven mund te shprehet dhe deshmohet ne nje milion menyra edhe nga distanca.

Leave a Reply