Analizë rreth botërorit në Katar

Superfuqia botërore e futbollit Brazili u eliminua nga penalltitë dhe antifutbolli kroat , në ADN Brazilit është futbolli sulmues e jo mbrojtes pragmatik .
Gjermania e madhe kishte probleme me ndërrim gjeneratave , Belgjika e pompuar në media me problemet brenda ekipit të tyre të ndarë në dysh.
Spanja dhe Portugalia kishin limitet e tyre , kurse Anglia ka ndërtuar një ekip të mirë G.Southgate .
Japonia , me një posedim topi rreth 18% tregoi se posedimi i topit dhe tiki taka janë demode në futbollin e sotëm .
Argjentina është brenda pritshmërive sepse ka në skuader mbase futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave L.Messin po ekipit i mungojn emra cilësor dmth Argjentina varet nga Messi .

Afrika ky djep futbolli që furnizon me yje ish pushtuesit e vet europian ka bërë sensacion botëror me Marokun e Hakimit yllit dikurshem Interit dhe PSG skuader e ndërtuar nga emigrantet maroken atdhetar e cila tashmë ka pësuar vetëm një autogol nga Kanada dhe mund tentoj fitoi botërorin.

Me shumë diskutime me shok miq adhurues futbolli , Franca është parë si pretendente kryesore me Brazilin e madh dhe përkundër mungeses së yjeve si Benzema , N’Kante etj O.Giroud dhe A.Grizman kanë marrë ekipin për dore drejt mbrojtjes së titullit kampion bote

Reprezentacioni francez ka yje pafund dhe alternativa nga porta në sulm me një trajner elitar si Didier Deshamps ndonese nuk me ka pëlqyer kurrë si futbollist

Unë si adhurues i latinoamerikanëve uroj Argjentina të triumfoj .

Erald Selca