Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj viziton familjet e dëshmorëve të familjes shquar Nimanaj

Ditën e parë të punës në vitin 2023, si obligim moral e kombëtarë e ndjeva që të nisë me vizitën në familjen e dëshmorëve të kombit, Fatmir (Smajl) Nimanaj dhe Naim (Metë) Nimanaj në Gllogjan të Deçanit.

Familja Nimanaj shquhet për qëndresën heroike ndër breza, kundër okupatorit të atdheut tonë, brez pas brezi u edukuan në frymën kombëtare e liridashëse, asnjëherë nuk u pajtuan me shtypjen, përndjekjen dhe dhunën e regjimit. Gjithnjë i dolën në ballë armikut dhe i dolën zot vendit.
Nëna e Fatmirit, Nushe Nimanaj dhe nëna e Naimit, Gjyke Nimanaj gjatë bisedës më thanë:” Shpresojmë që lufta të mos përseritet asnjëherë, por po të jetë nevoja jemi në gjendje me dhuru gjithçka për këtë tokë”.

Të tillë ishin edhe Fatmiri e Naimi si dhe shumë e shumë dëshmorë të tjerë anë e kënd atdheut tonë, të cilët do t’i mbajmë në kujtesën tonë e kujdesi ndaj familjeve të tyre është oblim institucional e shtetëror.

Fatmiri bashkë me Naimin, e luftëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shkruar faqet me të ndritshme të historisë sonë kombëtare.

Lavdi!