Urime Pensionimi Pedagogu Besim Dërvishaj -Opinion nga Mr.Florent Selca

URIME PENSIONIMI

BESIMI S’HUMBET KURRË

Sado që ne njerëzit e konsiderojmë veten si specia më intelegjente e planetit, prapëseprapë nuk kemi arritur të nxjerrim ligje që na bëjnë jetën e përsosur. Prandaj natyra na dominon me forcën dhe rregullat e saj. E tillë është edhe ora biologjike, që nëse kemi fatin të jetojmë gjatë, mund t’i gëzojmë të gjitha etapat e kësaj jete. Të konsideroj njeri me fat miku im Besim, që ju i sfiduat dhe po i jetoni krejt këto etapa.
E kuptoj që së kishe lehtë në rrugëtimin tënd jetësor, por ja, ti ja dole.
Sot po festojmë triumfin tënd, të dekoruar me medaljen e artë që ju do e mbani si medaljonin e vyrtyteve tua.
Puna dhe vepra juaj, janë edhe krenaria jonë, aty ku edhe mbesat dhe nipat tu do donin të arrinin.
Sot Besi, gëzoju triumfit, por mos harro se jeta ka plot shije të cilat ju do keni kohë t’i provoni.
Sot në këtë ditë ju vetëm po fitoni, por me siguri se ne si shkollë po humbasim një vlerë, do kemi një sygjerim më pak, një kritikë më pak, një dije më pak.
Mbete një laik i rryer e një besnik stoik i vlerave kombëtare.
Gjithsesi, ajo që më bën të lumtur është shoqëria që do kemi së bashku e cila asnjëherë nuk do pensionohet.
Ne si shokët tu jemi me fat që të kemi, por qyteti-shteti nuk e kishin fatin që ju të ishit protagonisti më kuptimplotë i jetës shoqërore. E them këtë sepse besoj në kapacitetet tuaja intelektuale e vlerat tuaja njerëzore e patriotike. Sot do ishi i denjë për anëtar nderi i Akademisë së Shkencave, por jeta ta imponoi një realitet tjetër. Gjithsesi e kuptoj që realiteti shoqëror në të cilin jetojmë, nuk ishte një motiv që ti të ishe aty ku e meriton.
Të njoh mirë Besim. Ta kuptoj një pjesë të librit vuluminoz të jetës
tënde, por shumë nuk arritën të depërtojnë në kapitujt e kryeveprës tënde me titull “VYRTYTI”.

Nga nesër do doja që për ty të nisë një fillim i ri, në një rrugë që ti vet e trasove. Vendi ka nevojë për mendje të iluminuara që vitet vetëm sa ia shtojnë vezullimin.
Nuk kemi arsye për të thënë fund, sepse akoma fillimi e shikon fundin larg.
Dhe së fundi miku im BESIM, më lejo të them: në shkollën tonë do të vijnë edhe shumë e shumë kolegë e kolege të rinjë e të vjetër, por nga sot në panon e shkollës , do të jetë i stolisur me shkronja të arta emri yt, BESIM.

Florent Selca