Ali Ahmeti zhvillon takime me BDI

Për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, rolin kyç të BDI-së në të gjitha proceset jetike për të ardhmen e vendit, si dhe zbatimin e programit zgjedhor në nivel qendror dhe lokal, thirra sot në takim koordinues pune ministrat, kryetarët e komunave dhe kryetarët e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë në anën e drejtë dhe vendimtar gjatë këtij dy dekadëshi kur vendi duhet të bënte hapa para në proceset demokratike të barazisë dhe integrimit, duhet të vazhdojmë të jemi faktor vendimtar në sfidat e rradhës të rrumbullakësimit përfundimtar të rrugës sonë të integrimit, menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe shërbimin efikas ndaj qytetarëve me projekte të jetës cilësore në çdo instancë institucionale.

Të vetëdijshëm se kemi shumë punë para vetes, por me guxim dhe pjekuri, si dhe me frymëzimin e arritjeve të deritanishme bashkë me qytetarët do të vazhdojmë rrugën e sukseseve